Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese/ KED vihet në lëvizje. Skualifikon tre nga katër kandidatët (Emrat)

21:46 16/09/20203min75

Kushtetuesja-jashte

Teksa sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bëri thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vepronte për të formuar Gjykatën Kushtetuese, KED ka shqyrtuar katër kandidatë për një vend vakant në gjykatën më të rëndësishme të vendit.

Nga katër kandidatët e shqyrtuar por pozicionin vakant të shpallur nga ana e Presidentit të Republikës, KED i ka hapur rrugë kandidimit vetëm Altin Binajt.

Prokurori Binaj e ka kaluar me sukses procesin e vettingut.

Me anë të një njoftimi, KED bën me dije se ka rrëzuar kandidaturat e Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit, ndërsa kandidati tjetër, Gentian Mete është tërhequr nga gara.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpalli një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese më 22 nëntor 2019, ndërsa procedura ka zgjatur rreth 10 muaj.

“Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Sipas KED, kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi gjithashtu për të njoftuar organet e emërtesës, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, për rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Behet fjalë për vakancën e parakohshme, te rishshpallur nga Presidenti i Republikës në datë 27.09.2019 dhe vakancën e parakohshme të rishpallur nga Kuvendi i Republikës në datë 21.08.2019.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit si dhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto