Vdisnin 80 banorë në ditë, ndërsa sot vetëm 3.5/ Çfarë ndodhi me koronavirusin në qytetin Manaus?

12:38 25/09/20201min221
imiuniteti-1

Qyteti brazilian i Manausit ka qenë një ndër më të prekurit nga koronavirusi, sidomos gjatë majit. Spitalet ishin të mbipopulluara dhe numri i varrimeve u rrit 5 herë që nga viti i kaluar.

Por në mënyrë të pashpjegueshme erdhi një ulje e numrit të të infektuarve dhe të viktimave.

Arsyeja u zbulua nga studiuesit dhe bëhet fjalë se është arritur një “imunitet kolektiv”.

Një grup shkencëtarësh, pas një studimi, arritën në përfundimin së në qyetitin me 1.8 milionë banorë, ishin infektuar gati 44-66% e tyre.

Këto shifra mund të jenë të mjaftueshme për të provuar imunitetin kolektiv.

Në qytetin ku vdisnin gati 80 banorë çdo ditë, javët e fundit ka patur rreth 3,5 vdekje në ditë.

Pavarësisht se po jepen rezulatate pozitive, ekspertët sqarojnë se kjo nuk ëshhtë rruga e duhur për të luftuar virusin.

“Imuniteti i përbashkët përmes infeksionit natyror nuk është një strategji. Është një shenjë që qeveria ka dështuar në luftën kundër virusit sepse imuniteti i tufës është afatshkurtër”,- sqaruan ekspertët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto