Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Rexhë Krasniqi

09:36 17/08/20201min59
ssss

Pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e COVID-19, vdiq në moshën 66-vjeçare veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhë Mehmet Krasniqi.

Ai ishte veprimtar i viteve ‘90-ta i çështjes kombëtare, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit.

Varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Poqestë, Komuna e Pejës nesër më datë 17 gusht, në ora 16.00./kp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto