Vdekja e mistershme e 36-vjeçares në Durrës/ Flet Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore: Kishte probleme me…

11:56 21/08/20203min82
1597942424_durres

Vijon të jetë e mbuluar me mister vdekja e 36-vjeçares, Margarita Keci në Spitalin e Durrësit.

Policia ka proceduar penalisht 2 mjekë të qendrës shëndetësore në Shijak dhe Urgjencës mjekësore në Durrës.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Drejtoresha e qendrës shëndetësore të Shijakut, Jonida Çeliku, e cila ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Ajo shpjegon për ‘AbcNews’ se 36-vjeçarja është vizituar nga mjekja e familjes në orën 08:00 të mëngjesit, më pas ka ardhur në shërbimin e urgjencës rreth orës 19:00 dhe në një kohë të shpejtë ka marrë shërbimin.

Pasi gjendja e saj nuk është përmirësuar, ajo është dërguar në spitalin e Durrësit, me makinë private, pasi familjarët kanë refuzuar autoambulancën e ofruar nga qendra shëndetësore.

Më tej, mjekja thotë se e ndjera ka ardhur vetëm me problemin e gastritit akut. Megjithatë, ende nuk dihet shkaku i vdekjes dhe do të jetë autopsia që do ta përcaktojë.

Të dy mjekët kanë dhënë mjekimin e duhur kundrejt të ndjerës, kanë respektuar protokollin mjekësor të listës së barnave. Është vizituar nga mjekja e familjes në orën 08:00 të mëngjesit, më pas ka ardhur në shërbimin e urgjencës rreth orës 19:00 dhe në një kohë të shpejtë ka marrë shërbimin.

Gjendja e pacientes nuk është përmirësuar dhe ka kërkuar dihej mjekësore për transportimin në spitalin e Durrësit. I është ofruar familjarëve autoambulanca dhe për çështje kohe familjarët kanë refuzuar ambulancën. Edhe thirrjet që i janë bërë nëpërmjet mjekut me autoambulancën janë në telefonin e mjekut.

Ajo është dërguar me makinë private. Ne kartelën e mjekës nuk paraqitet ashja konkrete. E ndjera ka ardhur vetëm me problemin e gastritit akut, ku është diagnostikuar vetëm me këtë nga të dy mjekët. Por, realisht nuk mund të themi shkakun e vdekjes, deri në pritjen e autopsisë”, deklaroi mjekja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto