Vdekja e Daniel Prude, protestuesit lakuriq kërkojnë të drejtat e njerëzve me ngjyrë

10:36 08/09/20203min97
daniel-3-1

Vdekja e Daniel Prude si pasojë e dhunës së policisë, është bërë shkak që disa protestues të qëndrojnë të zhveshur para selisë se policisë ne Rochester.

Protestuesit janë ulur në rrugë me qese plastike në kokë duke kërkuar të drejtat e njerëzve me ngjyrë përmes sloganit ‘’Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi’’.

Daniel Prude u kap nga policia kur ai po vraponte i zhveshur, i vunë një kapuç në kokë dhe ushtruan dhunë mbi të. Ai vdiq një javë më pas në spital.

Edhe pse Daniel kishte probleme të shëndetit mendor, ai sërish ishte lënë të vërtitej i lirë. Gjithsesi, vdekja e tij shkaktoi jo pak reagime nga ana e qytetarëve, të cilët dënuan veprimin çnjerëzor të policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto