‘Vazhdon të provokojë”/ Ministria e Jashtme greke reagoi urgjent në mbrëmje vonë, i bën thirrje Turqisë që…

11:25 01/09/20202min140

Lufta Turko Greke

oruc-reis-arthro

“Vlerësimi se kriza e shkaktuar nga Ankaraja në Mesdheun Lindor nuk është pa qëllim, por një zgjedhje strategjike, po zë gjithnjë e më shumë vend në bindjen që po krijojnë shërbimet kompetente greke, por edhe në qeveri”.

Kështu shkruajnë mediat greke, duke besuar se Ankaraja po provokon keq tensionet me anijen e re “Navtex” brenda kufijve ujorë grekë, sipas Protothema.

Ministria e Jashtme greke reagoi me ​​një njoftim për “Navtex-in e ri turk” dhe kerkimet ne det të anijes Oruc Reis mbrëmjen vonë të hënën.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme fillimisht thuhet:

“Turqia vazhdon t’i përmbahet me besnikëri rolit të saj për trazira dhe paqëndrueshmëri në rajon. Injoron thirrjet për dialog. Minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon duke e detyruar bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime”.

Ndërsa shton:

“Greqia nuk është duke shantazhuar. Bazuar vetëm në të Drejtën Ndërkombëtare, të Drejtën Ndërkombëtare Detare dhe Rregullat e Fqinjësisë së Mirë, ajo do të vazhdojë të kërkojë marrëveshje për të kufizuar zonat e saj detare me të gjitha vendet në rajon. Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të distancohet nga mashtrimet e përditshme që ajo thotë dhe të punojë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto