Vazhdojnë të shtohen tensionet në Mesdhe, Macron shkruan deklaratë në gjuhën turke për herë të parë

20:00 19/09/20201min138
marcron-erdogan

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në Mesdhe. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për herë të parë nga llogaria e tij në Twitter ka përcjellë një mesazh në gjuhën turke.

Macron shkruan në turqisht: “Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë; të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkroi Macron.

Më 24-25 shtator në Bruksel do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian (BE) ku tensioni mes Turqise dhe Greqise ne Mesdheun Lindor do të jetë në mesin e pikave të nxehta të rendit të ditës.

Javën e kaluar në Ajaccio të Korsikës u mbajt Samiti i vendeve të Evropës Jugore, anëtare të BE-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto