Varhelyi tregon temat e diskutimit në takimin online me Ramën: Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

17:47 03/11/20201min58
kL-fMFTW

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bashkëbisedim online me kryeministrin Edi Rama.

Ka qenë vet Varhelyi që ka bërë të ditur për takimin në fjalë përmes një mesazhi në Twitter. Varhelyi theksoi  mesazhin e tij se presin që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Një takim virtual me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për punën që vijon për të finalizuar kornizat negociuese, mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si dhe përgatitjet për samitin e Sofjes, javën e ardhshme. Presim që Shqiperia të përparojë në rrugën drejt BE-së”, shkruan Varhelyi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto