
Presidenti Ilir Meta është takuar sot për herë të katërt me krerët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Pas takimit, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është shprehur:
“Për të diskutuar për datën e zgjedhjeve si një akt përgjegjshmërie, me qëllim që të nisë sistematikisht përgatitja e procesit që më në fund edhe vendi ynë të arrijë atë standard i cili përbën realitet të përditshëm në çdo vend demokratik. Nga këndvështrimi ynë situata, realiteti politik, zhvillimet ekonomike dhe shoqërore kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në procedurën më të shpejtë. Jemi në pritje të vendimeve të presidentit për të kontribuar edhe ne nga pozicioni ynë. Qëndrimi ynë është i qartë, datën më të shpejtë të mundshme.”