Van Persi këshillon Van de Bekun në lidhje me Mançester Junajtid, : Ata janë klubi përbindësh!

11:47 02/09/20203min79
Vanbek

Doni van de Bek ka kaluar vizitat mjekësore në Holandë përpara zyrtarizimit të transferimit të tij nga Ajaksi te Mançester Junajtid. Marrëveshja, e cila mendohet se është arritur për 39 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuset, pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, ndërsa mesfushori është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Holandës.

Goditja e parë në merkaton e “Djajve” këtë sezon është bindur personalisht nga trajneri Ole Gunar Solskjaer që të transferohet në “Old Trafford”. Ai do të luajë ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Polonisë (4 shtator) dhe Italisë (7 shtator) përpara se të udhëtojë drejt Anglisë.
resize
VAN PERSI – 23-vjeçari, i cili do të firmosë një kontratë 5- vjeçare me Junajtidin nga e cila do të përfitojë rreth 107 mijë paund në javë pa bonuset, është paralajmëruar nga bashkatdhetari i tij Robin van Persi për atë që e pret në Angli. Ish-sulmuesi holandez, i cili fitoi titullin me “Djajtë” në 2013-ën, shkruante për “De Telegraaf”: “Doni është 23 vjeç dhe kjo është një moshë ideale për t’u transferuar në Premier Ligë. Unë isha pak më i ri kur shkova tek Arsenali dhe në dhomat e zhveshjes konsiderohesha si një lojtar për të ardhmen. Fitimi i Kupës UEFA me Fejnordin nuk do të thoshte asgjë. Premier Liga është krejtësisht një tjetër botë. Doni do të prezantohet si një blerje e rëndësishme nga Mançester Junajtid, por ai do të zbulojë se 22 lojtarët e tjerë janë transferuar gjithashtu me këtë status. Për njërin është paguar më shumë se për tjetrin. Kjo do të thotë se ai duhet të përgatitet psikologjikisht për këtë, sepse Mançester Junajtid është në çdo kuptim të fjalës një klub përbindësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto