Valon Behrami: Kam luajtur në Lacio-Roma dhe në Angli, por derbi i vërtetë ka qenë… Zvicër-Shqipëri

12:30 31/10/20201min75
vjensnd

Valon Behrami ka kaluar “COVID-19” dhe është rikthyer të flasë për futbollin. Madje, për sfidat më të zjarrta, në prag të derbit xhenovez kundër Sampdorias.

“Ishte diçka e vështirë, e panjohur dhe nuk dija çfarë më priste. Kisha frikë edhe nëse mund të infektoja fëmijët, prindërit dhe gruan time”, tha Behrami në lidhje me Koronavirusin, të cilin për fat e ka kaluar.

“Derbit? Kam luajtur pak në Lacio-Roma dhe ndonjë në Angli, por për mua derbi i vërtetë ka qenë ai Zvicër-Shqipëri. Edhe pse në këtë rast për arsye të tjera, jo për atë të një qyteti. Për fat të keq, në këtë periudhë në Xhenoa nuk është më në plan të parë derbi. Duhet ta fitojmë për tifozët tanë”, tha Behrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto