“Valët e muzikës përhapin koronavirusin…”, reagon mjeku dhe tallet keq me ministrin

10:01 01/10/20203min123
Screenshot_1

Një ditë më parë, ministri Blendi Klosi, tha se valët e muzikës përhapin koronavirusin, e për këtë nuk lejohet muzika.

Për këtë, ka reaguar edhe mjeku i njohur Erion Dasho, i cili ka ironizuar ministrin Klosi.

Reagimi i Dashos:

E hapi lojën z. Klosi kur deklaroi se COVID përhapet nëpërmjet “valëve të muzikës” duke hyrë në një fushë ku nuk e lidh as profesioni dhe as objekti i Ministrisë që drejton. Sikur të mos mjaftonte gafa e parë, shprehjes së habisë nga ana e moderatorit, iu përgjigj me fjalë dhe gjeste siguruese duke e garantuar se ato që thoshte ishin e vërteta e kulluar e cila nuk duhet vënë në dyshim. Më vonë Ministrja e Financave iu rikthye një teme tashmë të konsumuar nga kolegia e vet e Shëndetësisë, rolit që ka testimi në kontrollin e COVID. Edhe Ministrja e Financave në një fushë ku nuk ka as kompetencë dhe as tagër të përfshihet si përfaqësuese e Qeverisë, deklaroi sërish se testimi nuk është i rëndësishëm për kontrollin e përhapjes së COVID.

Në ndryshim nga kolegu i Turizmit, Ministrja e Financave deklaroi burimin e këshillës që ishte Komiteti i Ekspertëve. Deklaratat e dy ministrave janë joprofesionale dhe ngatërrojnë më tej publikun i cili është lënë në mëshirë të sëmundjes nga Qeveria ku ata bëjnë pjesë. Dy ministrat do të bënin mirë sikur të fokusoheshin në fushat e tyre që janë dy sektorët më të dëmtuar nga pandemia dhe të lënë specialistët e Shëndetësisë dhe Shëndetit Publik të sqarojnë publikun.

Testimi është fillesa e trinomit testo-gjurmo-trajto! Këtë trinom janë duke e zbatuar të gjithë vendet e përgjegjshme dhe nuk ka ngelur ta vendosë në diskutim Komiteti i të paaftëve shqiptarë që paska nisur të rijapë këshilla pasi kaloi verën në ilegalitet! Për sa i takon Ministrit që ngatërron tekstin me muzikën, kjo mund të kalohet edhe me një të qeshur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto