Vaksina anti-covid/ Kryeministri i Italisë jep lajmin e shumëpritur, por…

14:14 20/10/20201min119
Giuseppe-Conte-1

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka deklaruar se dozat e para të vaksinën kundër Covid-19 do të jenë gati në javët e para të muajit dhjetor.

“Nëse fazat e fundit e përgatitjes e vaksinës “Oxford-Irbm Pomezia-Astrazeneca” përfundojnë në javët e ardhshme, dozat e para do të jenë në dispozicion në fillim të dhjetorit.

Në fillim do të kemi dy ose tre milion dozat e para të vaksinës. Miliona të tjerë do të vijnë së shpejti. Komisioni Evropian ka porositur Astrazeneca dhe kompani të tjera për disa qindra milion doza. Unë mendoj se për të përmbajtur plotësisht pandeminë do të duhet të presim deri në pranverën e ardhshme”-ka deklaruar kryeministri i Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto