Vajza e gazetarit të RTSH / Kush është Denisa Dibra, një nga të mbijetuarat e aksidentit tragjik në Elbasan

10:15 14/09/20205min117
elbas

Denisa Dibra, 26 vjeç nga qyteti i Shkodrës është një nga vajzat që i mbijetoi aksidentit tragjik të mbrëmjes së djeshme në autostradën Elbasan – Tiranë, pranë tunelit të Krrabës.

Dibra ishte në timonin e automjetit tip ‘Volkswagen Golf’, ku po udhëtonin katër vajza, në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Benz”, në timonin e të cilit ishte 58 vjeçari, Behar Pema.

NE FOTO, DENISA DIBRA
NE FOTO, DENISA DIBRA

Dy të rejat që humbën jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e plagëve të marra janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, të dyja me origjinë nga Shkodra, të cilat ishin të ulura në sediljen e pasme të automjetit.

Vajza tjetër që ndodhet në spital së bashku me Denisa Dibrën, është Nervida Garunja 23 vjeç, gjithashtu nga Shkodra.

Të mbijetuarat e këtij aksidenti fatal ndodhen në spitalin e Traumës pas ngjarjes së rëndë, ku po luftojnë me vdekjen.

Ndërkohë, mësohet se Denisa, është vajza e Edmond Dibrës, gazetarit dhe komentatorit të RTSH-së nga Shkodra.

NE FOTO, EDMOND DIBRA DHE E BIJA, DENISA
NE FOTO, EDMOND DIBRA DHE E BIJA, DENISA

Denisa, sapo ishte fejuar, më datë 22 gusht dhe kishte zyrtarizuar lidhjen me djalin që i ka rrëmbyer zemrën, siç shihet edhe në foto.

NE FOTO, DENISA DIBRA ME TE FEJUARIN
NE FOTO, DENISA DIBRA ME TE FEJUARIN

Në një koment, spikasin edhe fjalët e të atit.

“Jeta e babait,”– shkruan Edmond Dibra krah fotos së vajzës së tij që tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

 

Ndërkohë, drejtuesi i makinës tjetër, 58 vjeçari Behar Pema, është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në momentin që përplasi automjetin ku udhëtonin vajzat.

NE FOTO, MAKINA E SHKATERRUAR E VAJZAVE PAS AKSIDENTIT FATAL
NE FOTO, MAKINA E SHKATERRUAR E VAJZAVE PAS AKSIDENTIT FATAL

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *