
Nuk janë të paktë shqiptarët që po korrin sukses në të gjithë botën. Ndër shumë të tjerë, e fundit që po shkëlqen është vajza e artistit Robert Aliaj, Gala.
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë në “ The Voice Kids” në Belgjikë, ajo arriti të kalojë në finalen e madhe. Këtë lajm e ka ndarë vetë Roberti në llogarinë e tij në “Instagram”, duke publikuar performancën e vajzës.
“Sapo ndodhi. Gala në finale. Ndiqeni performancën e saj të fundit dhe shumë falenderime për mbështetësit”- shkruan Roberti.
Po ashtu, nuk kanë munguar as urimet e artistëve shqiptarë për këtë arritje të vajzës së tij.