Urim me poezi Deputetja e parlamentit Elena Duka Xhina, ka publikuar disa rreshta në rrjetet sociale për të uruar me fjalët më të ëmbla nënën e saj për ditëlindje.

14:32 31/08/20203min424
Elena Duka Xhina

Deputetja Elena Duka Xhina  ka publikuar një poezi në rrjetet sociale me qëllim për të uruar nënën e saj për ditëlindje.

Duke parë cilësinë e këtij parlamenti duhet thënë se deputetja në fjalë është vlerë e shtuar jo vetëm për parlamentin por edhe për shoqërinë shqiptare referuar qëndrimeve dhe mesazheve të saja plotë humanizëm,dashuri dhe progresivitet.

 

Poezia e publikuar:

Unë mësova ç’është dashuria
Nga vështrimi i butë i nënës sime
Mësova dhe çfarë ishte falja
Kur më qortonte për gabime!

Unë shpirtin plot mirësi e vesha
Nga fjala e ngrohtë e prindërve të mi
Mësova shtegun më të drejtë
Me dritë në zemër e çiltërsi!

Se maturinë dhe fjalën e mençur
Nga ati im çdo ditë mësoj
Mjafton të më hedh veç një shikim
E çdo fjalë të shpirtit i’a lexoj !

Ne jemi yjet që rrinë pranë hënës
Ndritur nga dritë e shpirtit tuaj
Ashtu si hëna përqafon yjet
Në përjetësi jemi të bashkuar !

Image may contain: 2 people, text that says 'We never know the love of a parent till we become parents ourselves. Henry Ward Beecher'

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto