“Unë kam ende simptoma, po më bien flokët”, pesë muaj pas infektimit, aktorja e njohur tregon ç’po i ndodh

15:03 28/09/20202min125
https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_200806105104-alyssa-milano-covid-antibodies-696x392-1

Aktorja e njohur amerikane, Alyssa Milano njoftoi se ishte infektuar me coronavirus në fund të muajit prill. Ajo ja ka dalë mbanë të shërohet nga virusi vdekjeprurës, mirëpo ka treguar se ai i ka shkaktuar një dëm të madh dhe kanë nisur t’i bien shumë flokët.

“Unë kam ende simptoma, kam gulçim dhe flokët po më bien.”, tha aktorja. “Pjesa më e keqe e të gjithave është që kam një zhurmë të tmerrshme tek veshët që është vërtet, shumë e bezdisshme.“

Edhe pse kanë kaluar rreth pesë muaj nga periudha kur Alyssa kaloi coronavirusin ajo ende ka simptoma prandaj duke kërkuar reflektim nga të gjithë.

“Unë dua që njerëzit thjesht të kujtohen se ka njerëz që vuajnë që nuk kanë sigurim të kujdesit shëndetësor, që mbase duhet të shkojnë për të punuar dhe po e përhapin këtë sepse nuk kanë mbrojtje. Ka shumë për të cilat duhet të mendohet kur ne po shqyrtojmë se çfarë po i bën kombit tonë kjo sëmundje e tmerrshme.”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto