“Ulja e temperaturave solli rritjen e telefonatave te 127”- Brataj: Ka sërish alarm nga COVID-19, pse është e rëndësishme të mbahen maskat nga qytetarët

21:45 13/10/20202min109
brataj

Vendimi më i fundit i qeverisë për të bërë të detyruar mbajtjen e maskave anti-COVID-19 kudo jashtë shtëpisë, duke filluar nga kjo e enjte, është temë diskutimi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaroi në studio se maskat janë të rëndësishme dhe është tashmë e vërtetuar se ato janë një mënyrë për parandalimin e shpërndarjes së infeksionit.

“Ka maska që përdoren për përdorim profesional, maska për të mbrojtur komunitetin dhe maska për të mbrojtur veten e komunitetin. Maskat kanë lindur për t’u mbrojtur nga mikrobet. Ato përdoren për viruset, jo se kalon virusi, sepse virusi ka treguar se ka shumë mundësi të transmetohet në rrugë ajrore, por rruga kryesore e transmetimit janë spërklat. Spërklat ndalojnë të gjitha te barriera, ndaj duhet ajo. Maskat e mira janë ato që kanë dopio filtër, që nuk lejojnë të kalojë ajër anash.

Maskat me filtër janë për ata që punojnë me orar të zgjatur, si në spitale, ose në ato biznese ku ka tymëra, pluhura, me qëllim që ajri të kalojë në filtra. Te 127 ka nisur rritja e thirrjeve për korona, pas një rënie që pati në verë. Ka një alarm. E kam thënë se vaksina e tuberkulozit mund të luftojë koronavirusin. Edhe vizitat në spital kanë ardhur duke u rritur. Kështu që nuk kemi pse presim. U ulën temperaturat, që është faktor shumë i rëndësishëm për mbijetesën e virusit. Është vërtetuar me mijëra herë që maska është një nga mënyrat e parandalimit të shpërndarjes së infeksionit”, tha Brataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto