U zgjodh në krye të KQZ-së së re, Ilirjan Celibashi paralajmëron partitë politke: Askush s’do më pengojë në bllokimin e …

18:39 26/10/20203min80
-640-0-5f96f79090c78

Këshilli Politik vendosi në marrëveshjen e 5 qershorit që KQZ të monitorojë aktivitetet e qeverisë dhe të mos lejojë mbajtjen e atyre eventeve që mund të kenë qëllime përfituese elektorale.

Në Kodin Zgjedhor, monitorimi fillon 5 muaj përpara zgjedhjeve, pra që prej 25 dhjetorit.

“Stafet përkatëse janë duke punuar për këtë çështje, për ta administruar që zgjedhjet të realizohen në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Ne e kuptojmë që ka nevojë që të rikthehet besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor, por edhe i partive politike në proces”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Për ato aktivitet që dyshohen të jenë elektorale, KQZ i etiketon me kod të kuq, dhe media që i transmeton ato, gjobiten. Komisioneri Celibashi tha se të bllokojë agjendën e Ramës nëse ajo është abuzive.

“Nuk pengohem dhe autopengohem për ta ushtruar përgjegjësinë time si Komisioner në përputhje me të gjitha ato përcaktime të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës”, tha ai.

Në mbledhjen e parë, Komisioni Rregullator vendosi që takimet dhe vendimet zgjedhore të merren edhe online në rast të ashpërsimit të pandemisë.

“Kjo ngelet për tu parë. Është çështje delikate dhe kërkon vlerësim të rasteve që do të na imponojnë zhvillimin e votimit. Është një proces që do t’i përfshijë të gjithë aktorët, nuk është një çështje kaq e thjeshtë”, tha më tej Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto