U vlerësua pozitivisht në dy kritere, por gjyqtarja e Apelit shkarkohet nga detyra! E “penalizoi” bashkëshorti përkthyes

18:03 17/09/20202min93
FjoralbaPrifti-600x400

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin  nga detyra të gjyqtares së Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti të enjten, e cila rezultoi me balancë negative për shkak të të ardhurave të bashkëshortit si përkthyes.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Priftin përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën u vu në dukje se gjyqtarja Prifti arriti të provojë punësimin e bashkëshortit për një sërë institucionesh vendase dhe të huaja si përkthyes, por nuk arriti të provojë pagesën e taksave.

Ndër të tjera, ai kishte kontrata shërbimi me projektin e Bashkimit Europian për Konsolidimin e Drejtësisë në Shqipëri, Euralius dhe Fondin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Drejtësisë IRZ (Internationale Rechtliche Zusammenarbeit), financuesi kryesor i Euralius.

Sipas Komisionit, nga analiza financiare rezultonte balancë negative në vlerën e 4 milionë lekë.

Gjyqtarja Fjoralba Prifti i kundërshtoi gjetjet e KPK duke argumentuar se të ardhurat e bashkëshortit ishin përfituar nga puna si përkthyes. Ajo theksoi se ndër të ardhurat e konsideruara të paligjshme prej Komisionit ishin edhe ato nga Euralius dhe IRZ.

Prifti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. /Birn/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto