U tha se janë ndarë… por në fakt çfarë ka ndodhur me Arminën dhe Shkëlzenin ?!

10:24 10/06/20212min67
armina-3

Armina Melvani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të komentuara në showbizzin shqiptar. Të dy janë mjaft të rezervuar sa i përket jetës së tyre private dhe ndajnë shumë pak nga momentet e tyre me publikun, ama me rasate të veçanta nuk kanë munguar asnjëherë dedikimet nga ana e tyre.

Kjo gjë nuk ka ndodhur në 30-vjetorin e Arminës, e cila nuk ka marrë një urim publik nga ana e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, ashtu si çdo vit tjetër.

Armina kishte ftuar miqtë më specialë në një festë “Under the sea” (nëndet) dhe është veshur si një sirenë, duke shkëlqyer nga koka tek këmbët, mirëpo nuk kishte si të mos vehej re mungesa  e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit.

Pas aludimeve se dyshja ishte ndarë, Armina vendosi që “t’ju mbyllë” gojën të gjithëve me disa pamje nga festa e 30-vjetorit që nuk i kishte publikuar më parë.

Në video ata të dy shfaqen duke kërcyer me njëri-tjetrin dhe në një tjetër Shkëlzeni shihet duke përqafuar Arminën në momentin që afrohet torta dhe ajo emocionohet.

 


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto