U shtirën si “agjentë sekretë”, arrestohen dy grekët që tentuan të kalojnë Kakavijën pa test COVID-i. Qeni antidrogë i zbuloi në makinë…

19:28 02/10/20202min157
kakavije-kapshtice-shqiperia-hap-kufinjte-1-e1595419466757

Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia e vendit fqinj, pasi kanë tentuar që të kalojnë nga Shqipëria drejt Greqisë pa kontroll në Kakavijë.

Burime për “Panorama” konfirmojnë se grekët nuk kishin me vete as formularin PLF dhe testin PCR, një ndër kushtet kryesore për kalimin e kufirit, në kuadër të zbatimit të masave anti-COVID.

Mësohet se ata tentuan hyrjen ne toke greke duke u paraqitur si punonjës të EYP (Shërbimi sekret grek).

Më pas policia greke ka ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin e tyre me ndihmën edhe të qenit anti-drogë dhe ka gjetur një sasi të vogël marijuane.

Autoritetet fqinje bënë të mundur arrestimin e tyre për veprat penale “posedim lendesh narkotike”, “perdorim te rreme te funksioneve publike” dhe “shkelje te rregullave ne kuader te luftes kunder COVID”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto