U rikthyen pas 17 vitesh në krahët e njëri tjetrit, partneri nuk mund të fshehë dashurinë për Jennifer Lopez

16:16 25/05/20212min106
Screenshot_2-19-696x558-1

Përhapja e COVID-19 me shpejtësi të madhe në gjithë botën anuloi shumë plane, udhëtime apo organizime të ceremonive të martesave. Shumë të famshëm nga bota e showbizzit janë detyruar të shtyjnë dasmat e tyre si pasojë e pandemisë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.Çifti do të martoheshin në muajin mars të vitit të shkuar, mirëpo për shkak të virusit ata shtynë kurorëzimin  e dashurisë së tyre në martesë. Teksa të gjithë mendonin se Alex dhe Jennifer mezi po prisnin që e gjithë kjo të mbaronte, mediat e huaja shkruan se çifti ishin ndarë për arsye që kishin vendosur mos t’i bënin publike.

Ky lajm u mohua nga dyshja, ndërsa pak më vonë u detyruan që të pranojnë edhe ndarjen. Ndërkaq mediat amerikane tani shkruajnë se Lopez po del me partnerin e saj të vjetër, Ben Afflex dhe kjo gjë nuk mund të mbahet më e fshehtë as nga vetë ata.Veprimi i fundit i Afflex madje ka treguar shumë për marrëdhënien e tij me Lopez, 17 vite pas rikthimit në krahët e njëri tjetrit. Ben është fotografuar duke mbajtur në dorë një orë argjendi, të cilën Jennifer Lopez ja ka dhuruar në vitin 2002. Ora që Ben mban në dorë është e njëjta me atë që ai ka pasur në videoklipin e këngëtares, “Jenny from the Block”. Aktori duket se ka hequr pluhurin nga ora e vjetër dhe ka nisur ta mbajë sërish për të treguar gjithë dashurinë ndaj partneres së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto