U rikthye për Antonelën, por doli çift me Sarën! Atdheu shpjegon veprimet e tij të çuditshme

18:19 24/05/20212min80
188926783_525619108463579_8223310117706922654_n-696x696

Pas largimit nga “Për’puthen”, Atdheu u rikthye sërish në emision me kërkesë të Antonelës. Madje ata të dy patën disa takime romantike së bashku dhe në momentin që të gjithë menduan se Atdheu do bëhej çift me Antonelën, kjo gjë nuk ndodhi. Papritur ai vendosi të largohej nga programi me Sarën, të cilës i dhuroi dhe puthjen e parë në emision.Këto veprime të çuditshme të Atdheut i habitën të gjithë, teksa sot ai ka shpjeguar përse mori vendimin të largohej me Sarën. I ftuar me partneren e tij në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” ai u shpreh se dhe për të gjithçka erdhi shumë papritur dhe se të dyja vajzat i pëlqenin, por në fund bëri diferencën.

“Ndodhi ashtu se unë ika për sqarim, janë në dijeni gjithë produksioni. Unë ika për sqarim dhe jo që të rikthehem. Ndodhi shumë shpejt që më kërkuan me u rikthy me pëlqimin e gocave. Pëlqimi ndaj Sarës ishte, edhe ndaj Antonelës, kështu e bëra në fund diferencën se çfarë më ngjit mua”, u shpreh Atdheu.

Ndërkohë, ditën e djeshme u aludua se ai dhe Sara i kishin dhënë fund lidhjes, për shkak se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Plus ata hoqën dhe fotot që kishin bërë bashë dhe këto u bënë shkak për të lindur dyshimet. Por sot ata kanë dëshmuar të kundërtën dhe kanë nisur të shfaqen sërish bashkë në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto