“U përgatitëm për dasma, po krushqit nuk na erdhën”- Rama flet për çeljen e negociatave: Kur të na thërrasin gati jemi, të veshur dhe…

19:20 07/10/20202min155
rama-ne-konference-me-ministren-suedeze-780x405-1

Në konferencën e përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe batuat teksa foli për çeljen e negociatave.

Rama u shpreh se Shqipëria disa herë është përgatitur për “dasma”, por “kruqshqit nuk i kanë ardhur”.

Kështu kryeministri konfirmoi se nuk do të ketë më përgatitje, por sapo BE t’i thërrasë janë gati të vazhdojnë punën.

Rama: Unë nuk besoj që Finlanda, Suedia, apo shumë vende të tjera të BE janë më pak të ndjeshme se sa Holanda kur vjen puna te rimi, korrupsioni, siguria e kështu me radhë. Por ka një dinamikë të brendshme të ndryshme, në vende të ndryshme, që i bën vendet që ta shohin me sy tjetër raportin e progresit, sipas interesave të tyre. Është legjitime, janë interesat e tyre. Unë nuk bëj parashikime. Shpresoj që ne të vazhdojmë duke u ulur në tryezë në konferencën e parë ndërqeveritare sepse hapja e negociatave është dakordësuar mes të gjithëve.

Nga ana tjetër ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasma e krushqit nuk na erdhën saqë tani i kemi lënë përgatitjet për dasma. Nëse do na thërrasin ne gati jemi, të veshur, ulemi dhe vazhdojmë punën. Nuk kemi asnjë shqetësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *