U përfol se ishin ndarë, Sindi tregon si qëndron e vërteta mes saj dhe Seldi Qalliut

19:40 05/12/20202min124
seldiii-1068x601

Kohë më parë, këngëtari Seldi Qalliu bëri publike lidhjen e tij të re me bukuroshën Sindi Cela.

Ata pozonin në Instagram krah njëri-tjetrit dhe dukeshin shumë të dashuruar. Por së fundmi, Seldi fshiu nga rrjetet e tij sociale çdo foto me Sindin, duke lënë vend për aludime se çifti ishte ndarë.

Sindi ka vendosur t’i japë fund kësaj dileme dhe pak minuta më parë postoi një video në InstaStory ku tregoi se nuk ishte ndarë me Seldin.

“Dua të sqaroj diçka me ju. Jo se dua të justifikohem, por e ndjej të detyruar që t’iu informoj, pasi kjo e gjitha ishte gabimi im. Pas konfliktit me Seldin, plus javën me provime dhe pune që e kisha shumë të ngarkuar, plus në kohën që ne jetojmë sot, në pandemi nuk është e thjeshtë..u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që kjo e gjitha do kishte një impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Në fund të ditës njerëz jemi, njerëz mbetemi, nuk i kontrollojmë dot ndjenjat dhe emocionet.”, është shprehur Sindi, duke marrë dhe aprovimin e hallës që kishte pranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto