U përfol se do të largohej nga ‘Portokalli’, Salsano Rrapi ju jep fund aludimeve!

14:56 21/09/20202min69

salsano-2-696x330

Ndryshimet në stafin e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ kanë qenë një nga temat më të komentuara në mediat rozë. Pas konfirmimit të largimit të Xhemi Shehut nga spektakli, dyshimet nisën dhe për bashkëprezantuesin e saj Salsano Rrapi, i cili mendohej se nuk do të ishte më pjesë e formatit televiziv në ekranin e ‘Top Channel’.

Rrapi ka vendosur t’ju japë fund aludimeve duke treguar se edhe këtë sezon do të drejtojë spektaklin e humorit. Me anë të një postimi në ‘Instastory’ Rrapo shkroi: “Së shpejti bombë”.

Moderatori shfaqet krah njërit prej aktorëve të njohur të ‘Portokalli’, Erdit Asllani ndërsa janë duke u përgatitur për sezonin e ri. Formati i ndjekur do të nisë të transmetohet muajin e ardhshëm, ndërsa ende nuk është bërë me dije data e rinisjes së spektaklit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto