U mbyll sot për arsye të Covid-19 / Vjen njoftimi i rëndësishëm i Ambasadës shqiptare në Athinë

13:44 16/09/20204min67

ggaa (1)

Ditën e sotme u njoftua se Ambasada shqiptare në Athinë ka mbyllur dyert e saj si pasojë e infektimit me Covid-19 të një punonjësi të saj.

Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij.

Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Në lidhje me këtë lajm, ka ardhur edhe vetë reagimi zyrtar i Ambasadës tonë në Greqi, e cila bën me dije se ambientet e këtij institucioni do të vijojnë të jenë të mbyllura deri sa të kryhet procesi i testimit dhe marrjes së përgjigjes për të gjithë stafin.

Ndërsa, vijon më tej duke shtuar se brenda ditës së sotme do të merret vendimi, në bazë të përgjigjeve të testeve, nëse do të qëndrojë edhe nesër e mbyllur apo jo.

Njoftimi i plotë e Ambasadës shqiptare në Athinë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, njofton të gjithë qytetarët për mbylljen  e ambienteve të Ambasadës në kushtet e marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të Ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, duke u detyruar kështu të ndërmarrin masa urgjente dhe ekstreme.

Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po zgjidhet dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të saj.

Për sa më lart, Ambasada e Republikës së Shqipërisë mbetet në pritje të të gjithë rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, të cilave konsujt dhe punonjësit e saj i janë nënshtruar, për t’ju rikthyer shërbimit sa më shpejt dhe të sigurt.

Brenda pasdites së sotme të gjithë qytetarët do të njoftohen nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës pandalur, edhe përtej orarit, si zakonisht.

Ambasada i bën thirrje qytetarëve të mos paraqiten pranë ambienteve të saj dhe të respektojnë këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit. Takimi i gjithsecilit do të spostohet në momentin më të afërt dhe të sigurt.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme / Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *