U mbajt në burg 8 muaj për vrasjen e 45-vjeçarit, fija e flokut shpëton korçarin

12:51 27/10/20202min120
2e73e8ff00a810ded8535f68b9d09451_L

Devis Hoti ka lënë qelinë. 18-vjeçari u arrestua 8 muaj më parë, pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e 45-vjeçarit Flamur Duçi nga fshati Mborje.

Por pas 8 muajsh hetime, Gjykata e Korçës ka vendosur që të lë të lirë të riun, pasi fija e flokut e gjetur në thikën me të cilën u vra 45-vjeçari nuk ishte e atij.

Ishte ADN-ja, e cila i dha lirinë të riut, edhe pse në fakt ai ka qëndruar 8 muaj në burg. Pas vendimit të Gjykatës së Korçës, ke reaguar edhe e ëma e tij, duke theksuar se djali i saj është mbajtur në burg për 8 muaj edhe pse nuk kishte ndonjë provë kundër tij.

Valbona Hoti, nëna e 18-vjeçarit tha se vendimi i Gjykatës vërtetoi se djali i saj ishte i pafajshëm, ndërsa ka kërkuar që policia të gjejë autorin e vrasjes

Në 19 dhjetor të vitit te kaluar, u gjet i vrarë me thikë para dyqanit të tij në fshatin Mborje Flamur Duçi. Policia arrestoi pas përgjimeve ambientale si autor të dyshuar 18 vjeçarin Devis Hoti,i cili sipas grupit hetimor ishte konfiktuar me viktimën për motive banale.

Por pas provës së ADN të bërë tek fija e flokut, i riu është i lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto