U martuan pak ditë më parë, arrestohet bashkëshorti i Aida Doçit

00:52 14/10/20201min287
auto_auto_29740075_1799605637015948_8239586151090880512_n16023394671602612604

Martesa këngëtares së njohur, Aida Doçi me Naser Gashin, i njohur ndryshe edhe si Naser Qelin, ishte ndër temat më të diskutuara në mediat rozë.

Por diçka e papritur ka ndodhur me bashkëshortin e këngëtares.

Të shtunën rreth mesnatës, Naser Gashi është futur në ndërtesën ku ndodhet redaksia e Gazetës Express në Kosovë dhe ka kërcënuar gazetarët

Ai kërcënoi gazetarët pas publikimit të një artikulli, ku flitej për ish-bashkëshorten e tij.

 

Zëdhënësi i policisë në Kosovë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se Naser Gashi është arrestuar lidhur me këtë rast dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qeli.

“Mund të konfirmojmë se para tri dite policia ka inicuar një rast ‘kanosje’. Pas grumbullimit të fakteve dhe dëshmive relevante, policia sot, ka arrestuar një të dyshuar. I njëjti është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgoj në mbajtje”, tha Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto