U lirua nga burgu pak kohe më parë/ Kush është djali me origjinë shqiptare që kreu sulmin në Vjenë, një futbollist i njohur, por simpatizant i flaktë i ISIS, çfarë dinin shërbimet e Inteligjencës për të

14:26 03/11/20202min135
-800-0-3549cb61b553fb5774af96cc5fdf9c27

Një nga agresorët e sulmit terroristë në Vjenë, i cili u qëllua nga policia, ishte 20 vjeçari Kujtim Fejzullai, me rrënjë shqiptare, pasi prindërit e tij janë nga Maqedonia e Veriut, ka konfirmuar ministri i Brendshëm Karl Nehammer.

Sipas tij, Kujtim Fejzullai ishte një mbështetës i “Shtetit Islamik”.

Ai u dënua me 22 muaj burg në 25 Prill 2019, pasi ishte përpjekur për të udhëtuar në Siri dhe të bashkohej me organizatën terroristë të ISIS.

Por më 5 dhjetor, ai u la i lirë me kusht, para se të përfundonte dënimin.

Fejzullai lindi dhe u rrit në Vjenë, dhe ishte një nga 90 radikalët islamikë austriakë të njohur nga shërbimet vendase inteligjente sepse ata dëshironin të udhëtonin në Siri.

Së pari që foli për origjinën shqiptare të autorit, ishte një redaktor i gazetës kombëtare në Austri.

“Ai ka rrënjë shqiptare dhe prindërit e tij ishin me origjinë nga Maqedonia e Veriut”, shkroi redaktori i Falter, Florian Kenk.

Policia mendoi se ai nuk ishte i aftë të planifikonte një sulm në Vjenë, shtoi Klenk.

Fejzullahu sipas medias austriake, ka qenë futbollist në qytetin e Mödling në adoleshencë, por aty ka rënë në kontakt me ekstremistë islamikë apo simpatizantë të ISIS që e kanë futur në rrugën e radikalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto