U largua nga Milani, presidenti italian tregon skuadrën e ardhshme të Bonaventurës. Ja ku do të luajë

18:29 06/09/20201min28

Bonaventura

Xhakomo Bonaventura u largua nga Milani në fund të sezonit, kjo për shkak se i kishte përfunduar kontrata dhe nuk u rinovua më.

Tashmë mesfushori italian është pa skuadër dhe po kërkon një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij. Mesa duket në sezonin e ri, italianin do ta shikojmë te skuadra e Fiorentinës.

Kjo është konfirmuar nga presidenti i Beneventos, Oreste Vigorito, që gjithashtu kishte shfaqur interes për të marrë shërbimet e Bonaventurës.

“Ne u përpoqëm dhe i bëmë një ofertë shumë të rëndësishme lojtarit. Ne u takuam me Bonaventurën dhe agjentin e tij, por disa arsye të tjera e shtynë atë drejt Firoentinës.”, u shpreh Vigorito për mediat italiane, duke zbuluar kështu të ardhmen e ish-lojtarit të Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *