
Politikani dhe arkeologu i njohur shqiptar, Neritan Ceka, ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, vetëm një ditë pasi u bë publik lajmi se ai rezultonte i infektuar me Covid-19.
Duke folur për RTV Ora, Ceka është shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë është drejt shërimit.
Gjithashtu, pozitive me Covid-19 ka rezultuar dhe bashkëshortja e Neritan Cekës.
Më tej, Ceka ka thënë se prej 13 ditësh ata janë duke marrë mjekim në shtëpi dhe nuk kanë pranuar të shkojnë në spital.
Ai falënderon të gjithë miqtë dhe kolegët për mesazhet dhe mbështetjen, si dhe apelon për respektimin e masave dhe kujdesin për veten.