U komentuan për kunja pas këngëve të ngjashme, Dafina Zeqiri sqaron njëherë e mirë raportin me Kidën

10:21 03/09/20202min42
ghjhoo-1-696x382-1

Pak ditë më parë Dafina Zeqiri publikoi këngën e saj më të re me titull “Million $”, i cili rezultoi të ishte një projekt muzikor i ngjashëm me atë të këngëtares Kida. Të dyja këngët e artisteve kishin në fokus tematikën e vajzave që ia dalin të fitojnë vetë para.

Pas këtyre detajeve një postim i Zeqirit në Instastory la të kuptohej se marrëdhënia shumë e mirë shoqërore mes saj dhe Kidës ishte krisur. “Më thuaj diçka të re? Gjithmonë mendoni dy hapa përpara vajza…në gjithçka, me çdokënd”, ishin fjalët e Dafinës që u aludua të ishin shkruar për Kidën.

Por mesa duket vajzat vijojnë ta mbështesin njëra tjetrën në projektet e reja dhe këtë e ka treguar vetë Dafina, e cila ka postuar këngën e re të Kidës në llogarinë e saj në ‘Instagram’, duke hedhur poshtë kështu çdo thashethem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto