U kapën me çanta me drogë në kufi, policia greke publikon emrat e tre shqiptarëve, një prej tyre me precedentë të mëparshëm penalë

17:05 19/10/20201min152
marijuane-e1603118362325

Policia greke ka bërë publikë emrat e tre shqiptarëve, të cilët në datën 16 tetor u kapën me 31 kilogramë marijuanë, në afërsi të Filatit.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë Alket Hamitaj, 31-vjec nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë në Sarandë si dhe Roland Shahi, 30-vjeç e Antonio Debrovo, 24-vjeç, të dy nga Elbasani.

Sic thekson policia greke, ata janë thjesht transportues të drogës nga mali, pasi transportin deri në kufi dhe atë nga kufiri për në brendësi të tokës greke do e bënin të tjerë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto