
Këngëtarja Fjolla Morina ka dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën e Kukësit, ku do të njihet me masën e sigurisë. Tre ditë pasi u kap në Pikën Kufitare të Morinës, Fjolla pritet që të njihet me masën e sigurisë, bashkë me dy djemtë që e shoqëronin në momentin e arrestimit. Bëhet fjalë për biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e këngëtares Fitim Muji.
Prokuroria e Kukësit ka kërkuar arrest shtëpie për këngëtaren dhe garanci pasurore prej 5 milionë lekësh. Për faktin që këngëtarja ëhstë shtatzënë, siç u bë dje me dije, organi i akuzës është shprehur se duhet të jetë edhe gjinekologu prezent dhe se nuk mund të vërtetohet shtatzënia me një eko.
Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjykata e Rrethit Kukës ku këngëtarja Fjolla Morina ka mbërritur nga forca të shumta policie. E veshur me një fustan të gjatë me lule, me maskë të vënë dhe me flokët gërshet, këngëtarja është futur brenda ambienteve të Gjykatës, ku pret të njihet me masën e sigurisë, e shoqëruar nga një efektive. Pas saj, janë futur edhe dy personat e tjerë të arrestuar me këngëtaren në kufi, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.