‘U ka shpërndarë punonjësve formularin e PS për të mbledhur vota’ / PD padit në Prokurori drejtorin e ISHSH

15:00 14/09/20203min88
auto_pd1499079128-1

Dega e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit ka akuzuar drejtorin e ISHSH në këtë qytet, Blendi Musai, se ka shpërndarë te punonjësit në varësi të tij një formular të Partisë Socialiste për mbledhjen e votave dhe për këtë arsye e ka paditur atë në Prokurori.

“Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim. Gjatë ditës së sotme kemi përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

REAGIM NË EMËR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratike Elbasan garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike, e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto