U infektua nga Covid-19, këngëtari shqiptar rrëfen eksperiencën në spital

12:02 15/10/20202min260
vvvv-1

Valton Krasniqi tregoi disa ditë më parë se ishte infektuar nga Covid-19 dhe ishte shtruar në spital. Me anë të një fotoje, Valtoni ka shprehur edhe eksperiencën e tij në spital, e cila ishte më e vështirë sesa e kishte menduar.

“Përfundimisht u konfirmua se tashmë Covid-19 e kam mposhtur. Jam shumë më mirë nga ç’isha, jo aq lehtë sa e mendoja, por megjithatë ja arrita. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar dhe më keni dhënë forcë. Falenderoj Zotin dhe mjekët dhe stafin e Klinikës Infektive për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit. Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar më. Me respekt Valton Krasniqi,”shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *