U infektua me COVID 19, këngëtari i njohur shqiptar tregon si e zbuloi: U bëra shumë keq, më thanë ke…

10:27 25/09/20202min180
5eb4b265a310a8b2fa43e632-1068x746 (1)

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero tregoi pak kohë më parë se ai ishte infektuar me COVID 19 por e kishte kaluar atë. Artisti me anë të një fotografie nga spitali u shpreh se kishte probleme me anginën, e cila shkakton zakonisht probleme në presionin e gjakut, në frymëmarrje dhe në zemër. Megjithatë, jo të gjitha dhimbjet dhe presioni i gjoksit janë të lidhura me zemrën.

“Covidin e kalova tash anginë, haj medet haj, 2020 hajr ishalla”, ka shkruar këngëtari në fillim të këtij muaji.

Fatmirësisht Blero u përmirësua në një periudhë kohore të shkurtër, ndërsa së fundmi ai ka treguar në emisionin ‘Rudina’ se ka qenë i infektuar që në muajin qershor. “Në muajin shkurt kam qenë në Milano edhe kur u ktheva u bëra shumë keq dhe kaloj. Kur e bëra testin në fillim të qershorit, doli pozitiv dhe më pas doli negativ përmes gjakut dhe më thanë që ti ke antitrupa dhe e ke kaluar. Pas shkurtit, nuk e mbaj mend ndonjë fazë që të kem qenë keq. Gjithmonë u jam përmbajtur rregullave”, është shprehur artisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto