U infektua me Covid 19, Imzot George Frendo dërgohet për kurim në Itali

09:26 13/11/20201min78
frendo-1-780x405-1

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar pasi u infektua nga koronavirusi.

Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

Shpresojmë se gjatë ditës do të kemi lajme më të hollësishme.

 

 

Ndërkohë vazhdojmë të kërkojmë, në lutjet tona, shërimin e tij dhe shërimin e të gjithë të sëmurëve të prekur nga kjo Pandemi”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto