U fotografua me barkun e rrumbullakosur, Khloe Kardashian reagon për herë të parë për lajmet e shtatzënisë

13:31 09/09/20202min101
Khloe-Kardashian-Emotionally-Healthily-Supportive-Mom-Daughter-True-001

Khloe Kardashian u bë kryefjala e mediave rozë në momentin që i fali tradhtinë ish partnerit të saj Tristan Thompson. Ylli ‘ Keeping Up With the Kardashian’ reagoi disa kohë më parë lidhur me vendimin e saj duke u shprehur se jeta personale dhe zgjedhjet që ajo ndërmerr nuk duhet të jetë subjekt i mediave rozë.

“S’është një sekret, thjesht nuk është puna jote”, shkoi ajo në rrjete sociale, pak ditë pasi u fotografua me ish të dashurin e saj teksa ktheheshin nga datëlindja e 23-të e motrës së Khloe, Kylie Jenner dhe dukeshin mjaft të afërt.

Ndërkohë ditën e djeshme në rrjet qarkulloi lajmi se Khloe ishte në pritje të fëmijës së dytë me basketbollistin e njohur. Ajo ndau në rrjetin social ‘Instagram’ një fotografi, ku binte në sy barku i rrumbullakosur dhe aludimet nuk kanë qenë të kota.

 

Mirëpo 36 vjeçarja ka folur për herë të parë për lajmet rreth shtatzënisë dhe e ka mohuar të jetë shtatzënë dhe duket se këtë lajm s’do ta dëgjojmë për disa kohë. Çifti janë prindër të një vajze dy vjeçare dhe momentalisht po shijojnë romancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto