U ekzekutua brutalisht në Serbi bashkë me baxhanakun / Dedikimi prekës i familjes së biznesmenit shqiptar (EMRI-VIDEO)

14:35 02/10/20202min125
Screenshot_2-2 (1)

Trupi i Selatin Janjevës, biznesmeni shqiptar nga Kosova, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Novi Pazar të Serbisë, është sjellë mesditën e sotme në Kosovë.

Pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” do të përcillet sot në orën 17:00, për në banesën e fundit në varrezat e qytetit në Prishtinë.

52-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve në natën e mbrëmshme tragjike, ku i plagosur mbeti baxhanaku i tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se dikush qëlloi me armë duke e plagosur njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar e vrau Selatin Janjevën.

Pas publikimit të lajmit, kanë nisur edhe reagimet e familjarëve, të cilët kanë konfirmuar edhe vdekjen e xhaxhait.

“Dheu qoftë i lehtë për ty, Agj”, shkruan nipi i tij teksa ka shpërndarë lajmin për vdekjen e xhaxhait të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto