
Seren Fosforoglu, aktorja e njohur turke i dha fund martesës së saj me Ibrahim Oztur vetëm një vit më parë. Megjithatë, duket se Seren e gjeti menjëherë dashurinë e re, të cilën e kurorëzoi në martesë mbrëmjen e djeshme.
Ajo u martua me biznesmenin Kaan Onal, në një ceremoni mjaft luksoze ku mbizotëronin të ftuarit VIP.
“Një jetë e re fillon tani, me plot dashuri. Faleminderit miqve që ma bënë edhe më të bukur këtë ditë. Gjëja më e bukur në jetë është të mbledhësh njerëz. E bëra dhe këtë. Të ndash lumturinë kërkon një zemër të pastër. Jeta ime rrethohet nga njerëz me shpirt të bukur. Tani kam një person special në jetën time, që e do edhe vajzën time dhe mua si nënë. Jam falenderuese për gjërat e mira. Mirëseerdhe jeta ime e re,” shkruajti aktorja në rrjete sociale.