U bë objekt “tallje” nga kryeministri Rama , por çfarë note e ka pasur matematikën Lulzim Basha?

22:19 03/11/20201min186
basha-tempora

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur një pyetje të sikletshme se sa çfarë note e ka pasur matematikën, duke pasur parasysh gafat e tij të shumta në matematikë.

Gjatë emisionit ‘Tempora’ në Ora News, Basha e ka shoqëruar me pak të qeshura, ndërsa shtoi se një mësues vizatimi, siç është Edi Rama nuk mund të krahasohet me të.

Basha ka treguar se matematikën e ka pasur me notën 10.

Kujtojmë se Basha është bërë objekt “tallje” nga kryeministri Rama për shkak të disa lapsuseve që ai ka bërë në media.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Çfarë note e keni patur matematikën?

Basha: Të krahasosh një person që ka mbaruar për mësues vizatimi, apo jo?

Gazetarja: Është kthyer në kauzën e tij ndaj jush

Basha: Sepse nuk ka me çfarë të merret, është bërë si ata pleqtë që përgjojnë.

Gazetarja: Prandaj ju pyeta

Basha: Sigurisht që 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto