U arrestua në korrik, ja çfarë do të ndodh me “xhaxhain” anëtarin shqiptarë të “Ndragheta”

12:27 08/10/20201min115
Xhaxhai-696x464-1

Bujar Sejdini i njohur me nofkën “xhaxhai” u arrestua në 24 korrik të këtij viti, i akuzuar  si anëtar i familjes mafioze “Bellocco”.

Sejdini dyshohet se në Spanjë ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, duke blerë 20 kilogramë drogë.

Së fundmi mësohet se gjykata ka vendosur që të ekstradojë drejt Italisë Bujar Sejdinin, aty ku autoritetet italiane thonë se “xhaxhai” ka takuar pjesëtarë të mafies “Ndragheta” në shtetin italian. Vetë Bujar Sejdinaj ka pretenduar se në Itali ka punuar si marangoz dhe s’ka lidhje me trafikun e drogës. Sejdinaj për 10 ditë mund të apelojë vendimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto