U aludua se ishin në një lidhje dashurie, Adrola Dushi flet për marrëdhënien me Capital T

10:46 22/09/20203min69
maxresdefault-1-4-696x392-1

Adrola Dushi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare. Ajo po zhvillon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vjen shpesh në Shqipëri, ku nisën dyshimet se mund të kishte nisur një lidhje dashurie. Modelja u përfol se ishte në një romancë me këngëtarin Capital T, mirëpo Adrola ka mohuar zërat, siç ka bërë edhe më parë lidhur me këtë temë.

E ftuar në ‘Nin’ Dushi tha se me këngëtarin ishin vetëm shokë. Ajo u shpreh gjithashtu se reperi është një mik i saj prej kohësh dhe se rrallë mund të gjesh persona të tillë.

“Jemi shumë shokë, shumë miq të mirë, njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj jashtëzakonisht shumë si artist por edhe si djalë, është një nga djemtë e rrallë që kemi. Jam shumë lumtur ta kem shok”, kanë qenë fjalët e Adrolës.

Modelja është komentuar jo pak herë për jetën private këtë periudhë. Këtë verë, në datën e lindjes së saj miqtë ‘i zbuluan’ një tjetër lidhje të shumëpërfolur dashurie dhe treguan se ajo po përjetonte një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi. Zërat pranë Adrolës madje flisnin për një zyrtarizim të lidhjes mes ‘çiftit’ dhe kurorëzim në martesë.

Së fundmi kanë qarkulluar dhe artikujt të ndryshëm, në të cilët shkruhej se Dushi kishte konfirmuar romancën me këngëtarin kosovar Capital T, mirëpo edhe kësaj here fjalët nuk ishin të vërteta. Tani jemi në pritje të një tjetër romance ‘imagjinare’ që mund të dalë në dritë. /Descript.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *