U akuza për plagjiaturë/ Ministrja Evis Kushi kapet ngushtë nga gazetarët: Nuk ka politikan që të mos…

12:45 08/10/20202min145
download (67)

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim me kreun e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, ku nuk ka mundur tu shpëtoj pyetjeve të gazetarëve lidhur me akuzën që i është bërë për një punim plagjiature që është gjetur në punën studimore të ministres.

“Nuk ka mbetur politikan i nivelit të lartë pa u akuzuar për plagjiaturë. Këtë e kemi dëgjuar të gjithë. Akuza ndaj meje, është bërë për një nga artikujt, punime shkencore që më duhet të them se kur e kam dërguar për botim, ka kaluar në të gjitha bordet e revistës dhe është shqyrtuar prej tyre, e më pas është botuar. Kjo është ajo që mund të them për këtë çështje” është shprehur Kushi

Dy ditë pas emërimit në krye të Ministrisë së Arsimit, Evis Kushi u akuzua nga studiuesi Vladimir Kola se ka publikuar një artikull shkencor që në 70 % të punimit është plagjiaturë.

Në ato kohë Kola, përmes rrjetit social Facebook, shprehej se  nga kontrolli i tij në internet rezulton se 70% e artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto