TV-të “censurojnë” promovimin e partisë së Topallit, me përjashtim të…

23:28 28/10/20202min127
122886189_350440632683424_2837825410033402951_n

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar Jozefina Topalli kreu sot pasdite aktin e themelimit të një lëvizjeje të re politike.  Në një sallë të mbushur kryesisht me të rinj të mbuluar me maska, në shpalljen e “Lëvizja për ndryshim”, Topalli foli kundër tre partive të mëdha që i vuri në të njëjtën linjë.

Por ajo që bëri përshtypje ishte krahasimi i mediave që e transmetuan këtë eveniment dhe i atyre që i fikën ekranet për të. News 24, që transmeton me shpejtësinë e dritës çdo përgënjeshtrim të kompanive të inceneratorëve kundër Bashës e kishte cilësuar të panevojshëm pasqyrimin e këtij evenimenti që i bën dëm opozitës zyrtare.

Edhe Ora News  e njohur për linjën e saj kundër qeverisë kishte zgjedhur në atë kohë ti’a kushtonte transmetimin live një akiviteti të LSI me partinë e një lagjeje.

Por, çudia më e madhe ishte se fjalimi i plotë i ish nënkryetares së PD-së, u transmetua i plotë nga Syri TV, një ekran që mban më shumë linjën e Sali Berishës brenda pozitës.

Ish- lideri historik ka deklaruar gjithmonë se Basha bëri gabim me mos përfshirjen në listë të asaj që ai e ka mbajtur për një kohë të gjatë në krahun e vet të djathtë.(Lapsi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto