Çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm përmes jetësimit të një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe brenda një vazhdimësie gjeografike të bazuar në kufijtë e 1967-s dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, gjë kjo që është theksuar shumë herë me rezoluta të ndryshme të OKB-së, vijon komunikata.

“Ne i bëjmë thirrje lidershipit të Kosovës që t’i respektojë rezolutat në fjalë dhe të përmbahet nga hedhja e hapave të tillë, të cilët do të cenonin statusin historik dhe juridik të Jerusalemit dhe do të pengonin njohjen e Kosovës edhe nga shtete të tjera në të ardhmen”,- është apeli që i bëhet Kosovës.