Turqia provokon sërish, dërgon anijen në Mesdheun lindor

14:17 12/10/20201min133
Greqi-Turqi (1)

Turqia do të dërgojë sërish anijen e saj kërkimore në Mesdheun lindor, në zonën ku ishte në gusht dhe shtator, veprim i cili përshkallëzoi tensionet me Greqinë.

Anija do të jetë në zonë nga 12 deri më 20 tetor dhe do të kryejë aktivitete duke përfshirë jugun e ishullit grek Megisti, sipas një mesazhi të lëshuar nga sistemi paralajmërues detar NAVTEX.

Ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, shkroi në Twitter se Oruc Reis kishte lëshuar spirancën pasi ishte nënshtruar mirëmbajtjes.

“Ne do të vazhdojmë të hulumtojmë, gërmojmë dhe mbrojmë të drejtat tona”, shkroi ai.

Athina e ka quajtur veprimin turk si një “kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen”.

Muajin e kaluar, Ankaraja tërhoqi anijen nga ujërat e diskutueshme në Mesdheun Lindor për të “lejuar diplomacinë” përpara një samiti të BE-së.

BE tha në samit se do të ndëshkonte Turqinë nëse ajo vazhdonte operacionet e saj në rajon dhe se sanksionet mund të vendoseshin deri në dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto